BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

Rriten me 30 për qind pagat për ushtarakët dhe ofrohen kredi të buta, ja kategoritë që do të përfitojnë

Rriten me 30 për qind pagat për ushtarakët dhe ofrohen kredi

Qeveria ka vendosur që të rrisë me 30 për qind pagat për ushtarakët. Projektbuxheti do të diskutohet në seancën e radhës në Komisionin e Sigurisë javën e ardhshme. Por, përveç rritjes së pagave që prekin gjithë efektivët me uniformë të Forcave të Armatosura, në projektligj është edhe një program sa u takon kredive të buta. Kështu, parashikohet që oficerët dhe nënoficerët e ushtrisë shqiptare në rast se kanë status të pastrehë mund të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë për strehimin që ofrohet për ta. Po ashtu, janë bërë me dije edhe detajet e programit për të gjithë ata të cilët duan të përfitojnë kredi të butë me interesa të ulëta. Kështu ushtarakët do të përfitojnë deri në 50 milionë lekë të vjetra, me interes 3 për qind dhe afat kthimi deri në 25 vjet, ndërsa për ushtarakët, të cilët kërkojnë kredi për shtesë të sipërfaqes së banimit deri në 25 milionë lekë të vjetra, me interes 3 për qind, afati i kthimit është deri në 15 vjet. Lista emërore e ushtarakëve përfitues do të miratohet nga Ministri i Mbrojtjes. Sa u përket atyre që do të përfitojnë nga ky program, bëhet me dije se mund të përfitojnë ushtarakët aktivë, ata në rezervë apo ushtarakët në lirim ose në pension. Duket se rritja e pagave të ushtarakëve me 30 për qind është rritja më e madhe e pagave për ushtrinë shqiptare. Rritja e fundit e pagave nga grada më e ulët ushtar deri tek grada gjeneral u realizua në vitin 2017 në masën 8 për qind deri në 10 për qind.

Projektbuxheti për mbrojtjen

Ndërkohë, në projektbuxhetin për vitin 2022 Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar për ushtarakët se do të ketë në fokus përmbushjen e detyrave të nisura. Në relacion thuhet, se synohet lartësim i figurës së ushtarakëve duke bërë të mundur trajtimin dhe promovimin në karrierë. “Ministria e Mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura (FA), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, angazhimeve të FA në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë FA. Më konkretisht, Ministria e Mbrojtjes synon: Lartësimin e figurës dhe integritetit të ushtarakut, nëpërmjet zhvillimit të politikave të nevojshme në fushën e personelit, promovimit në karrierë, trajtimit të ushtarakut, rritjes së transparencës, llogaridhënies, si dhe eliminimin e korrupsionit në Forcat e Armatosura”, thuhet në relacion. Po ashtu, në relacion bëhet me dije se do të ketë modernizim të FA si edhe investim në mjediset e punës. “Modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së FA duke: zhvilluar kapacitetet e FA në përputhje me Planin Afatgjatë të Zhvillimit; vijuar pajisjen e Forcave Tokësore me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në NATO; zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe ushtarake; modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike. Zhvillimin dhe mbajtja në gatishmëri të kapaciteteve të FA për operacione të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacione në përgjigje të krizave, si dhe kapacitetet për përballimin e Emergjencave Civile, dhënien e ndihmës vendeve të rajonit në rast emergjencash civile në kuadrin e NATO-s, OKB-se dhe BE-së”, thuhet në relacion.