BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Ekonomia

Qeveria planifikon 7 koncesione të reja për vitin 2022, kapin vlerën e rreth 214 miliardë lekëve, ja sektorët që do të marrë privati

Qeveria planifikon 7 koncesione të reja për vitin 2022, kapin

Qeveria ka planifikuar 7 koncesione të reja për vitin 2022. Edhe pse FMN dhe Banka Botërore kanë kërkuar të bëhet kujdes me partneritetin publik-privat, në buxhetin për vitin 2022 parashikohet që një sërë sektorësh t’i besohen privatit. Dje shkoi në Kuvend buxheti për vitin që vjen dhe aty është bërë me dije se janë planifikuar 214,488 miliardë lekë për 7 kontrata koncesionare. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit të Sarandës me 4,29 miliardë lekë, tenderi për këtë projekt dështoi për shkak se nuk pati asnjë ofertues. Koncesioni i dytë që do të hapet është ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e portit të integruar “Triport Vlorë” me 5,612 miliardë lekë. Koncesioni më i kushtueshëm që pritet të hapet në vitin që vjen është dhënia me koncesion e një segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko-Joniane me 178,2miliardë lekë. Një tjetër koncesion i përfolur edhe në vitin e kaluar është edhe ndërtimi i infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore me vlerë 20,295 miliardë lekë. Ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik është koncesioni tjetër 208.8 milionë lekë. Do të jepet me koncesion përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan 882 milionë lekë dhe 5 miliardë lekë do të jenë për koncesionin e sigurisë rrugore.

Koncesionet aktuale

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2021, sipas planit të ndryshuar, me destinacion

mbështetjen buxhetore për kontratat koncesionare/PPP, rezultojnë në total rreth 12.42 miliardë

LEK. Nga këto, rreth 5.4 miliardë lek investime dhe rreth 7.01 miliardë LEK shpenzime korente. Krahasuar me planin fillestar vjetor 2021, plan i cili rezultonte në masën rreth 12.72 miliardë LEK (rreth 5.44 miliardë lek investime dhe rreth 7.27 miliardë LEK shpenzime korente), plani i ndryshuar rezulton 300.45 milionë lek më i ulët. Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2020 të cilat arritën vlerën rreth 9.63 miliardë LEK, pagesat e planifikuara për vitin 2021 janë rreth 29% më të larta ose rreth 2.78 miliard LEK më shumë. Sipas MFE, kjo duke konsideruar faktin se, për vitin 2021 janë planifikuar fonde për kontrata, të cilat gjatë vitit 2020 patën pakësime të konsiderueshme për shkak të situatës së Pandemisë Covid-19, me qëllim lehtësimin e barrës buxhetore të vitit të vështirë 2020. Pagesat faktike për periudhën 9 mujore 2021 rezultojnë në masën rreth 7.95 miliardë lekë ose 64% të pagesave të planifikuara sipas planit vjetor të rishikuar për vitin 2021.