BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

Qeveria bën prapaktheu për 7 koncesionet, Ibrahimaj: Janë projekte afatgjata, mund të mos zbatohen për vitin 2022

Qeveria bën prapaktheu për 7 koncesionet, Ibrahimaj: Janë

Qeveria duket se ka bërë prapaktheu sa i takon planit për të shtua numrin e koncesioneve. Në buxhetin e vitit 2022 parashikohen 7 koncesione të reja, por dje ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se bëhet fjalë për projekte afatgjata dhe vitin që vjen mund të mos ketë asnjë koncesion të ri. “Lista e koncesioneve në fakt janë lista potencialisht koncesione që mund të fillojnë gjatë vitit në vijim. Ne për qëllime transparence dhe disiplinimit të praktikave buxhetore i publikojmë dhe i bëjmë pjesë të projektbuxhetit”, deklaroi ministrja. Sipas saj, kjo listë ka qenë e njëjtë edhe në 2021 dhe jo domosdoshmërish lista e koncesioneve që është e paraqitur do të fillojë, por është listë potenciale. “Janë 7 koncesione të vendosura në pr/buxhet, por ne ende nuk kemi marrë një njoftim zyrtar nga institucionet që do të fillojnë. Publikohet me qëllim disiplinimin. Nuk kanë efekte buxhetore dhe nuk është parashikuar mbështetje buxhetore. Mund të mos fillojnë dhe i tillë është rasti i kolaudimit të mjeteve, shërbim ky që ka filluar të jepet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor”, tha Ibrahimaj. Në projektbuxhetin e vitit 2022 janë 7 koncesione të planifikuara, konkretisht, ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës, ndërtimi operimi dhe mirëmbajtja e portit te integruar “Triport Vlorë“, ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Fier në autostradën Adriatiko-Joniane, dhënia me koncesion/PPP e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së çelësave publikë PKI, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit të Elbasanit dhe rritja e sigurisë rrugore.

Prezantimi i buxhetit

Ministrja u shpreh se projektbuxheti 2022 është buxheti më i madh në historinë e shtetit shqiptar dhe fokusohet në prioritete si: vijimi i reformave strukturore për të garantuar rritje ekonomike dhe punësim; mbështetja e shtresave në nevojë; rritja e produktivitetit; forcimi i shtetit ligjor; digjitalizimi i ekonomisë; dhe vijimi i investimeve kyçe në infrastrukturë. Ministrja theksoi se projektbuxheti 2022 ka si objektiv primar rimëkëmbjen ekonomike, pas përballimit me sukses të dy fatkeqësive natyrore, që goditën vendin tonë në mënyrë të njëpasnjëshme. Ky objektiv madhor, tha Ibrahimaj, bazohet në pritshmëritë e Qeverisë për një rritje ekonomike domethënëse në vitin 2021 me 7.6%, ndërkohë që për vitin 2022 rritja ekonomike parashikohet në nivelin 4.1 %. Duke u ndalur në mbështetjen e sektorëve prioritarë, Ministrja përmendi se: Në Arsim synohet të mbahet niveli konstant në raport me PBB prej mbi 3 % gjatë periudhës 2022-2024, ku përveç rritjes së pagave me 6 % për 36 mijë mësues të ciklit parauniversitar do të financohen me përparësi një sërë projektesh; Në Shëndetësi dhe Mbrojte Sociale financimi do të mbetet dukshëm mbi 3% të PBB mesatarisht për periudhën 2022-2024, ku përveç rritjes së pagave me 6% për rreth 18500 mjekë dhe infermierë do të financohen me prioritet një sërë politikash; Bujqësia do të përfitojë rreth 12.7 miliardë lekë në vitin 2022, ku vetëm 1 miliardë lekë do të jetë Garancia Sovrane për mbështetjen e fermerëve.