
“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë, shpall konkursin për administratorët e rinj, pritet pezullimi nga detyra për disa kryebashkiakë të PS

Shkruar nga Rigels Seliman 5 Gusht 2022

Ashtu siç gazeta “SOT” e kishte paralajmëruar, Bashkitë në vështirësi serioze financiare, shumë shpejt mund të kalojnë nën menaxhimin e pushtetit qendror dhe kryebashkiakët të humbasin administrimin e tyre. Kështu, Ministria e Financave po përgatitet të marrë në administrim disa njësi të pushtetit vendor, të cilat janë në faliment për shkak të mungesës së aftësisë paguese. Financat në mënyrë zyrtare shpallen kriteret e përzgjedhjes dhe fillimin e procesit të aplikimit për administratorët e njësive të vetëqeverisjes vendore (NJVQV-ve) që mund të jenë në kushtet e vështirësive serioze financiare apo paaftësisë paguese. Në urdhrin e ministrisë thuhet se do të përcaktohet administrator për ato bashki që do të kenë vështirësi serioze financiare dhe paaftësi paguese. Sipas kritereve që ka vënë Ministria e Financave, aplikanti për administrator duhet të jetë i arsimuar në shkencat ekonomike ose juridike me master shkencor, të ketë së paku 10 vite eksperiencë në administratën publike, të ketë njohuri të thelluara në fushën e menaxhimit të financave publike në nivel vendor dhe gjithashtu nuk duhet të ketë konflikt interesi me njësitë e qeverisjes vendore. Personat e interesuar mund të aplikojnë deri në fund të muajit gusht.
Vora dhe Kavaja në kolaps financiar
Ndër bashkitë e para që pritet të kalojnë nën administrimin e pushtetit qendror dhe t’ju caktohet një administrator, janë Vora dhe Kavaja që janë klasifikuar në një raport të mëparshëm të Ministrisë së Financave në vështirësi serioze financiare, pasi detyrimet e tyre ishin mbi 90% të shpenzimeve vjetore të planifikuara. Bashkitë në vështirësi serioze financiare kishin afat deri në 15 korrik për të dorëzuar në ministri planin për shlyerjen e detyrimeve. Bëjmë me dije se Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një takim që zhvilloi më herët me kryetarët e bashkive bëri me dije se, në vështirësi financiare serioze paraqiten Bashkia e Vorës dhe ajo e Kavajës. Ibrahimaj ju la afat bashkive me probleme financiare deri më datë 15 korrik për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave, por duket se bashkitë nuk e morën seriozisht këtë paralajmërim. Një javë më vonë me 22 korrik Ministria e Financave shpalli konkursin për administratorët që do marrin në dorë qeverisje reale të bashkive në faliment.
Paralajmërimi i Ramës
Ndërkohë pak ditë më parë në një takim me kryetarët e Bashkive, kryeministri Edi Rama i paralajmëroi, se do nisë një fazë shtrëngimi, ku nuk do të ketë më tolerancë për bashkitë që thellojnë më tej borxhin. Madje, zoti Rama i paralajmëroi se bashkitë që nuk kanë disiplinë financiare do të merren nën administrim. “Këtu në sallë janë disa partnerë të huaj . Terrenet që ju keni në dispozicion për lëvizjet sportive dhe fëmijët nuk i keni. Po kërkojmë që ju t’i bëni këto dhe ne ju mbështesin financiarisht për t’i ndërtuar. Nuk është një lëvizje sportive brenda orës mësimore por një lëvizje që ka të bëjë me një organizim që shkon përtej strukturës së shkollës dhe përfshin kampionate në nivel kampionati dhe nivel qarku. Pse nuk e bëjnë të gjithë?! Ne besojmë që potenciali për të bërë aktivitet ekonomik financiar fitimprurës është i gjithi dhe mosshfrytëzimi është i pajustifikueshëm. Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre financiar fitimprurës. Është krejtësisht i mundur. Do vetëm vullnet, vizion dhe ekspertizë. Janë të gjithë në dispozicion dhe këto gjëra mund të bëhen. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, Si bën gjithë bota, Duke marrë bashkinë në administrim. Si bëhet në Itali dhe Francë”, deklaroi Rama.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Kursi i këmbimit valutor, ja me sa lek blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Nga sekuestrimi i xhiros ditore, tek bllokimi i shitjes apo transferimit të aktivitetit nga pronari debitor, ja si bashkitë do neutralizojnë bizneset që nuk paguajnë taksat

Qeveria bën ndryshime dhe shtesa për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, ja kriteret për përfitimin e bursave dhe të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar

Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet, miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 120 milionë dollarë, ja kategoritë që përfitojnë

Rritja e çmimeve, qeveria fond 14.3 mln euro për të kompensuar ndërtuesit që kanë kontrata publike

Zbardhet skema e abuzimit, ja si AZHBR e ministres Krifca i jep inceneratorit të Tiranës 310 mijë euro për ndërtimin e një sere

Qeveria kompenson ndërtuesit, do u japë 30% më shumë para për rreth 300 kontratat e punëve publike, hyn në fuqi ligji

Koncesionet me mbështetje buxhetore marrin kredi, ODA: 140 milionë euro për 4 kontrata, e panjohur vlera për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall në ajkën e Durrësit, arabit i falet porti dhe 54 mijë m2 tokë për ndërtim
