BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x
BREAKING NEWS

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e cilëson vëllavrasëse, akuza partizanëve për gjenocid dhe krime

Provokon sërish Berisha, Luftën Nacionalçlirimtare e
x

Ekonomia

Pas kritikave qeveria ul shpenzimet për koncesionet, tavani për vlerën e kontratave zbret në 41.9% të PBB-sё

Pas kritikave qeveria ul shpenzimet për koncesionet, tavani për

Qeveria ka vendosur të ulë shpenzimet për koncesionet. Në buxhetin ri ishin parashikuar shpenzime për 7 koncesione të reja, por qeveria është tërhequr nga koncesioni i kolaudimit të makinave, ndërkohë që ka ulur dhe tavanin shpenzimeve. Disa organizata të huaja shfaqën kritika dhe kërkuan kujdes me koncesionet. Dje u miratua buxheti i ri për vitin 2022 dhe gazeta ka siguruar ndryshimet finale. “Tavani për vlerën totale të kontratave në përqindje të PBB-së për të gjitha projektet koncesionare/PPP-të ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi për vitin 2021, në përputhje me të dhënat e regjistrit të koncesioneve, është 41.9% e PBB-s?. Çdo kontratë e re ndjek procedurat dhe rregullat e legjislacionit në fuqi për koncesionet/PPP-të”, thuhet në nenin 18 të ri të ligjit për buxhetin. Ndërkohë në planin fillestar ishte parashikuar që tavani të ishte 45.6% e PBB-s?. Ndryshimet kanë ardhur si për shkak të heqjes dorë nga koncesioni i kolaudimit, ashtu dhe për shkak të uljes së shpenzimeve për koncesionet tjera. “Me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pas diskutimeve në komisione dhe pas konfirmimeve të marra nga autoritetet kontraktore, bëhen disa ndryshime në listën e koncensioneve/PPP, sipas listës bashkëlidhur. Një prej ndryshimeve është heqja nga lista e koncesionit të kolaudimit të mjeteve të transportit, i cili është një shërbim që kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gjithashtu, janë bërë disa saktësime në vlerat e koncesioneve për Rrugën e Arbrit, Aeroportin e Sarandës, portin e Vlorës dhe rrugën Milot-Fier. Këto ndryshime sjellin reduktimin e vlerës totale të kontratave të koncesioneve, e cila pas ndryshimeve rezulton 41.9 për qind e PBB, nga 45.6 për qind e PBB e parashikuar në projektligj. Këto ndryshime nuk sjellin asnjë ndryshim në treguesit e buxhetit”, thuhet në raportin e Komisionit të Ekonomisë.

Ndryshimet e tjera në buxhet

Komisioni i Ekonomisë në kuadër të ndryshimeve që ka bërë, në fund të nenit 11 ka shtuar në paragraf në të cilin thuhet: “Fondi prej 200 milionë lekësh, i parashikuar në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përdoret për parafinancimin, bashkëfinancimin dhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të detyrimeve doganore për projektet me financim të huaj. Procedurat e shpërndarjes së këtij fondi përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat. Shumat e shpërndara nga ky fond shtojnë kufijtë e shpenzimeve të përcaktuara në nenin 3, si dhe në tabelat 1 dhe 3, që përmenden respektivisht në nenet 11 dhe 15 të këtij ligji.”. Sipas ndryshimeve në buxhet, Fondi rezervë prej 2 900 milionë lekësh do përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave, si më poshtë: a) 2 400 milionë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme; b) 500 milionë lekë për projektin mbi fëmijët dhe rininë. Më tej është përcaktuar se kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të stokut të borxhit të qeverisjes qendrore dhe atij të garantuar të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2022, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është deri në 56 503 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë: - Për huamarrjen totale neto vjetore, përfshirë huamarrjen e brendshme dhe atë të huaj, deri në 50 632 milionë lekë. - Për rritjen vjetore të garancive të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 5 871 milionë lekë.