BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Ekonomia

Paketa e re fiskale, qeveria vendos indeksim të akcizës, ja si do të ndryshojë në bazë të rritjes së çmimeve

Paketa e re fiskale, qeveria vendos indeksim të akcizës, ja si do

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar dje paketën ere fiskale, që shoqëron buxhetin ri. Paketa Fiskale e vitit 2022 përbëhet nga disa projektligje përmes të cilave propozohen ndryshime në ligjet: “Për tatimin mbi të ardhurat”; “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”; ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për taksat kombëtare”. Ndryshimet më kryesore të propozuara dhe që prekin në mënyrë direkte qytetarët janë ato në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të cilat rrisin pagën dysheme të pa tatueshme, nga niveli 30 mijë lekë në nivelin 40 mijë lekë në muaj. “Për këtë interval pagash tatimi që do të paguhet mbi të ardhurat nga paga është 0%, duke mundësuar që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, të mos paguajë tatim dhe të ketë të ardhura më të larta. Nga ky ndryshim përfitojnë 71,500 qytetarë, në masën totale prej 557 milionë lekë në vit. Shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për vit për çdo qytetar”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj. Gjithashtu, ndryshimet e propozuara parashikojnë reduktimin e normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, ku përfitojnë rreth 58,000 tatimpagues me një shumë përfitimi rreth 11,700 lekë mesatarisht për vit. Në të njëjtën linjë, mbështetet e gjithë shtresa e mesme duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht.

Ndryshimi i akcizës

Por në ligji për akcizat, qeveria ka futur një përcaktim të ri, duke vendosur indeksimin e akcizës. Kjo do të thotë se akciza do të lëvizë në varësi të çmimeve. “Projektligji ka parashikuar gjithashtu, detyrimin për indeksimin automatik të tarifave specifike të akcizës se mallrave në ligj. Ligji shqiptar ka parashikuar aplikimin e tarifave specifike të akcizës për çdo kategori malli të akcizueshëm. Ndryshe nga tatimi mbi vlerën e shtuar që është një tatim ad

valorem, aplikimi i tarifave specifike në rastin e akcizës, nuk reflekton rritjen e indeksit të çmimeve të konsumit të mallrave, mbi nivelin e akcizës që aplikohet. Normat specifike të akcizave duhet të përditësohen sipas një baze të rregullt, me qëllim parandalimin e erozionit në akciza. Për këtë qëllim, duke filluar nga viti 2022, mbi tarifat specifike të akcizës për mallra të

ndryshme, do të aplikohet çdo vit rritja në vlerë absolute, e cila merr në  konsideratë rritjen e indeksit të çmimeve në përqindje të vitit paraardhës. Duke patur parasysh se indeksi vjetor i çmimeve në 10 vitet e fundit është rritur mesatarisht 1.5% - 2.2%, me këtë përqindje parashikohet të rriten edhe nivelet e akcizave të mallrave të akcizueshme, me përjashtim të grupit të duhaneve për të cilat është parashikuar rritje specifike në 5 vitet e ardhshme”, thuhet në relacion. Sipas tij, ky propozim vjen në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme të të

Ardhurave, ku Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka rekomanduar që në ligjin e akcizës të përfshihet detyrimi për indeksimin automatik të tarifave specifike të akcizës se mallrave.

Qeveria shprehet se nga indeksimi automatik vjetor i tarifave specifike të akcizës se mallrave të akcizueshme, pritet që të ardhurat nga akciza të rriten + 500 milion lekë.