BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Ekonomia

Ngërçi për pronat drejt zgjidhjes gjatë vitit që vjen, qeveria planifikon të japë 5 miliardë lekë për ish-pronarët, ja detajet

Ngërçi për pronat drejt zgjidhjes gjatë vitit që

Qeveria pret që ngërçi më kthimin dhe kompesnimin e pronave të zgjidhet gjatë vitit që vjen. Momentalisht ky proces është bllokuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi disa nene në ligj duke e bërë të pavlefshme formulën e qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në buxhetin për vitin 2022 është parashikuar një fond prej 5 miliardë lekë që do të shkojë për dëmshpërblimin e ish-pronarëve. “Shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB”, thuhet në buxhet. Aty thuhet e gjatë viti 2021 u bë e mundur ndarja e vetëm 1.67 miliardë lekëve. Sinjalet janë se vitin që vjen do miratohet ligji i ri që do zgjidhë ngërçin.

Ngërçi me pronat

Që në pranverën e këtij viti, Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk po nxjerr asnjë listë me pronarët që duhet të përfitojnë dëmshpërblim. Në raportin për 8 muajt e parë të vitit, të depozituar në Ministrinë e Drejtësisë, Agjencia e Trajtimit të Pronave thekson se shkak është bërë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila pranoi kërkesën e Shoqatës Pronësi me Drejtësi për rrëzimin e disa neneve të Ligjit të Ri për Kthim Kompensimin. Gjatë kësaj periudhe është vijuar vetëm me trajtimin me kërkesë të veçantë, formulë që u jep mundësi pronarëve të marrin jashtë radhe kompensimin, nëse pranojnë të heqin dorë nga pjesa dërrmuese e shumës totale. Procesi i ekzekutimeve për vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit aktualisht është i bllokuar për shkak se në datën 04.02.2021, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Shoqatës “Pronësi me drejtësi”, në lidhje me Kushtetutshmërinë e Ligjit 133/2015, neni 6, pika 1, shkronja “b” dhe neni 7, Pika 2, shkronjat “a” dhe “b” dhe VKM 223/2016, të ndryshuar etj.  Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, datë 11.03.2021, është ngritur me Urdhër te Ministrit të Drejtësisë nr. 309 datë 14.04.2021 grup pune për “Hartimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 133/2015”, për të reflektuar në ato pika të cilat u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese”. mësohet se aktualisht po punohet me anëtarët e grupit të punës në Ministri si dhe me një grup pune nga Avokatura e Shtetit, për të konkluduar në propozimin përfundimtar i cili do të dërgohet Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e tij.

Vendimi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese i dha një goditje të fortë ligji, duke shfuqizuar dy pika në nenin 7 të ligjit, që parashikonin metodologjinë e vlerësimit të tokës së kthyer ish-pronarëve në raport me të gjithë sipërfaqen që i është njohur me vendime, si dhe duke hedhur poshtë kufirin maksimal financiar prej 100 mijë USD për kompensimin financiar. Neni 7 është i lidhur ngushtë me nenin 6. Pikat e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të shoqatave të ish-pronarëve, parashikonin që vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6. Nëse vlerësimi i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa vlerësimi i tokës së njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar. Nëse vlerësimi i pronës që është njohur për kompensim është më i madh sesa vlerësimi i tokës së kthyer, atëherë subjektit i kompensohet diferenca. Si rrjedhojë, Kushtetuesja ka rrëzuar edhe dy pika të rëndësishme në VKM-në 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar. Kushtetuesja ka rrëzuar tre format e parashikuara të kompensimit, kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar, kompensim fizik nga fondi i tokës dhe kompensim financiar.