BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

Ngërçi me pronat, prej 8 muajsh ende asnjë draft për të ndryshuar ligjin që rrëzoi Kushtetuesja, vlerësohen 26 mijë vendime kompensimi

Ngërçi me pronat, prej 8 muajsh ende asnjë draft për

Kthimi dhe kompensimi i pronave vijon të jetë i bllokuar prej 9 muajsh. Në shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e qeverisë, duke zhbërë formulën e kompensimit. Shumë persona që presin të kompensohen nuk marrin asnjë përgjigje mbi vonesat, por ngërçi qëndron te mungesa e ndryshimeve ligjore. Në raportin që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë mbi punë e saj për periudhën janar-gusht, ka hedhur dritë dhe mbi këtë proces. Sipas raportit, projekti është në fazën finale dhe shumë shpejt do të dilet me ndryshimet që do të bëhen në ligj në kuadër të vendimit të Kushtetueses. “Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të botuar në Fletoren Zyrtare nr.37, datë 11.03.2021, është ngritur me Urdhër te Ministrit të Drejtësisë nr. 309 datë 14.04.2021 grup pune për “Hartimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 133/2015”, për të reflektuar në ato pika të cilat u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese”. Aktualisht po punohet me anëtarët e grupit të punës në ministri si dhe me një grup pune nga Avokatura e Shtetit, për të konkluduar në propozimin përfundimtar i cili do të dërgohet Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë për miratimin e tij. Gjatë kësaj periudhe përfaqësimi ligjor ka mbyllur 534 vendime të ankimuara në të gjitha gjykatat e vendit. 836 subjekte kanë përfituar kompensim nga fondi i ndërtimeve informale në masën 70%”, thuhet në raport.

Detajet e kompensimit

Sipas raportit, Agjencia e Trajtimit të Pronave nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015 deri në publikimin e fundit në Buletinin e njoftimeve zyrtare nr.7, datë 23.02.2021 ka vlerësuar gjithsej 26.092 vendime përfundimtare për kompensim të viteve 1993 – 2013, me një vlerësim prej 101,125,075,949 lekë. Gjatë periudhës janar – gusht, janë përditësuar 11 vendime që kanë njohur të drejtën e kompensimit dhe i 75 aplikimeve te reja. Sa i takon kompensimit të rasteve të veçantë gjatë vitit 2021, në periudhën janar - gusht ka pasur 13 aplikime të reja dhe gjatë kësaj periudhe janë lëvruar për 209 subjekte kësti i radhës me fond prej 626,568,910.35 lekë dhe janë trajtuar 6 subjekte me këstin e parë me fond prej 55,103,021.83 lekë.

Vendimi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese në shkurt ka rrëzuar dy pika në nenin 6, sa i takon formulës për kompensimin e pronarëve. Qeveria futi një formulë që kompensimi duhet që të bëhet sipas zërit kadastral, por Kushtetuesja nuk ishte e këtij mendimi dhe tani ligji në fjalë do të duhet që të rishikohet. Gjykata deklaroi se ligji në fjalë shkel sigurinë juridike, sipas saj pikat “3” dhe “5” çojnë drejt rishpronësimit të ri, pasi kompensohen prona që janë kthyer më parë. Kushtetuesja vëren se formula e paraqitur nga qeveria krijon konfuzion në përllogaritjen e vlerave financiare që do përfitojnë pronarët e vjetër. Në këto kushte, gjykata çmon se përmbajtja e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 nuk është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, pasi përllogaritja e sipërfaqes së përfituar dhe asaj që do të zbritet ose shtohet sipas formulës së parashikuar në pikën 1 të nenit 6 është e paqartë dhe krijon konfuzion në zbatim sa i takon pritshmërive të shtetasve. “Referuar ligjit objekt shqyrtimi, gjykata vëren se ligjvënësi nëpërmjet tij ka rirregulluar çështjen e kompensimit fizik dhe financiar të ish-pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist në Shqipëri. Ky rirregullim duhet parë në aspektin e respektimit të kritereve të vendosura nga neni 17 i Kushtetutës, i cili është testi që duhet të gjejë zbatim në çdo ndërhyrje në të drejtat dhe liritë themelore të individit, sipas praktikës së konsoliduar të Gjykatës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.