BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

Nga kompensimi i pronarëve, te fondet për të përndjekurit dhe koncesionet, qeveria sqaron buxhetin e ri, ja shumat që shkojnë për qytetarët

Nga kompensimi i pronarëve, te fondet për të përndjekurit

Buxheti i ri ka përplasur Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste në Komisionin e Ekonomisë. Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e radhës, nga ku u prezantua nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, projektligji për buxhetin e vitit 2022, i cili është propozuar nga qeveria. Ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ekonomisë, tha se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare. Ajo u shpreh, se edhe nga ana e FMN qeverisë i është thënë që duhet të shmang shpenzimet efiçente. “FMN i kërkon qeverisë që të menaxhojë më mirë shpenzimet dhe se qeveria duhet të shohë PPP-të, duke i frenuar, ndërsa qeveria vazhdon të rrisë përqindjen e shpenzimeve për PPP-të. Raporti i FMN ishte dhe mbetet i qartë për qeverinë, shmangni shpenzimet inefiçente. Vlera totale e koncesioneve bashkë me 7 koncesioneve të reja kapin vlerë e 851 miliardë lekë ose 6 miliardë euro apo sa 45.6% e PBB-së. Zgjerimi nga këto kontrata është me 11.3% në raport me vitin aktual”, tha ajo. Përplasje të forta pati edhe mes Anila Denajt dhe deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në momentet e tensionit ka ndërhyrë deputeti Eduart Shalsi dhe ka ndërprerë mbledhjen duke fikur kamerat duke e ndërprerë mbledhjen për pak minuta.

Pronat dhe të përndjekurit

Ministrja u paraqit dhe në Komisionin e Ligjeve. Deputeti Fatmir Mediu pyeti ministren Ibrahimaj në lidhje me kompensimin e të përndjekurve politikë dhe dëmshpërblimin e ish-pronarëve. “Ka pasur gjithmonë fond 3mld për pronarët. Sa është disbursuar dhe sa pritet të disbursohet? Për sa kohë mund të mbyllet ky disbursim i pronarëve? Sa do të kompensohen pronarët që kanë fituar këtë të drejtë nga gjykata e Strasburgut? Edhe për të përndjekurit politikë e njëjta pyetje. Jam në mbështetje të ngritjes së buxhetit të mbrojtjes. Pensionet e ushtarakëve të përfshihen në buxhetin e mbrojtjes, por këto janë pjesë e politikave sociale, po ashtu spitali ushtarak dhe mbrojtja civile. Sa përqind zënë këto ? Përfshirja e spitalit ushtarak më bën përshtypje”, tha Mediu. Ministrja ka sqaruar fondet për të përndjekurit dhe fondet për pronarët. “Ka një shtesë në këtë fondit për pronarët. Vendimet e Strasburgut, ministria e financave i publikon dhe i merr parasysh edhe në drejtim të risqeve. Për të përndjekurit politikë, janë kompensuar dhe pjesa e mbetur është për familjet e të përndjekurve politikë. Buxheti ka qenë i ngjeshur nga tërmeti dhe pandemia dhe është dashur të bëhen ndryshime në mbrojtje të buxhetit. Për mbrojtjen: 1.75% të GDP në 2022 rritje. Spitali ushtarak ka qenë gjithmonë e buxhetit të mbrojtjes, emergjencat gjithashtu. Kemi parashikuar fonde për ngritjen e një akademie në mbrojtje. Pritet të përmirësohet ndjeshëm. Për ujësjellësit në mënyrë që përdorimi i fondit të shtetit të jetë sa më eficent”, tha ajo.