BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Ekonomia

Ministrja Anila Denaj në Konferëncën e FAO: Dixhitalizimi dhe inovacioni në bujqësi do të rrisë cilësinë dhe prodhimin në vendet tona

Ministrja Anila Denaj në Konferëncën e FAO: Dixhitalizimi  dhe

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024.

Në një njoftim për shtyp, MBZHR bën të ditur se, gjatë fjalës të mbajtur në sesionin e 2-të të kësaj konference, Denaj prezantoi strategjinë për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa u fokusua te 3 çështje kryesore si, ngritja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, implementimi i projekteve të FAO dhe BB, si dhe futja e kurrikulave në edukimin profesional për marrjen e njohurive për risitë në teknologjinë bashkëkohore, që janë nisma mjaft të rëndësishme që po vihen në zbatim.

“Për të filluar me projektin e FAO-s, i cili fillon shumë shpejt, do të krijojë një platformë të re për fermerët, që do të jetë çelësi për perspektivën e tyre ekonomike, por edhe aktivitetet në detyrat e tyre të përditshme. Pra, ne po punojmë edhe për infrastrukturën dhe shpërndarjen e informacionit, ku ne projektojmë të ardhmen tonë të afërt”, tha Denaj.

Ajo theksoi se dy komponentë që po startojnë janë, “nga njëra anë do të zhvillojmë strategjinë kombëtare digjitale për bujqësinë, dhe një plan veprimi, i cili do të jetë një oportunitet për të marrë përvojat e shteteve të tjera dhe për t’i përshtatur në vendin tonë”.

“Kjo strategji mund të jetë një mjet efektiv për politikëbërjen. Ndërsa komponenti i dytë përveç Portalit të Fermerit, i cili lidhet drejtpërdrejt me shpërndarjen e informacionit tek fermerët është fakti që ne do të bashkëpunojmë gjithashtu edhe me ILO-n mbi edukimin. Ne kemi programuar veten tonë në një proces ku edukimi profesional merr shumë njohuri për risitë në teknologjinë sot. Kështu, që kurrikula e edukimit profesional do të ketë njohuri mbi të gjitha përvojat e shkëmbyera jo vetëm në këtë tryezë, por edhe në ato të vendeve të tjera që janë të përshtatshme edhe me ne”, tha Denaj.

Ministrja vlerësoi si mjaft të rëndësishëm fillimin e një projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore, të quajtur “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimi i bujqësisë”, nëpërmjet të cilit, sipas Ministres, synohet modernizimi i skemave të ujitje-kullimit në dy zona bujqësore të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat  do jenë projekte pilot, dhe do të shërbejnë si shembuj për zonat e tjera se çfarë do të jetë më eficiente, më pak e kushtueshme dhe sisteme më të mira ujitje-kullimi në Shqipëri duke tejkaluar sistemet e vjetra të ndërtuara para viteve ’90-të.

Konferenca e 34-të Rajonale e FAO-s, mblodhi bashkë 53 anëtarët e FAO-s në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe përfaqësues të fondeve të Kombeve të Bashkuara, programeve dhe agjencive të specializuara. Ministrat pjesëmarrës të kësaj konference ndanë idetë për ruajtjen e biodiversitetit bujqësor dhe përmirësimin e qeverisjes efikase të ujit në kohë ndryshimesh klimatike dhe sfidave të shumta. Në këtë konferencë morën pjesë vëzhgues nga sektorët ndërqeveritar dhe joqeveritar, kërkimi dhe akademia, sektori privat dhe shoqëria civile.

 

Më të lexuarat