
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (WIIW), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit.
Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, ku ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6% dhe 3.8% në vitin 2025.
Ekspertët e Vjenës pohuan se me gjithë vështirësitë që krijoi Lufta në Ukrainë, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.
Richard Grieveson, Zëvendësdrejtor i WIIW, dhe autori kryesor raportit të Parashikimit, tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”.
Për vitin 2023, WIIW parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së. Vendet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti, po tregohen mjaft elastikë. Në vendet e Vishegradit, rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret këtë vit me -1%.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, ndërsa ajo e Turqisë do të rritet 3%. Edhe pse rritja do të jetë më e ulët se në vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë dhe Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.
Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në Rajon ka kaluar kulmin e tij, por do të mbetet i lartë. Bankat qendrore në Rajon mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.
Pas një rënie prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me (3%). Në mes të shkatërrimit të madh edhe ekonomik dhe humbjet njerëzor kjo rritje do të ishte vetëm një hap i vogël përpara.
Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha dhe varet, mbi të gjitha, nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë kundër vendit ka shkatërruar tashmë pjesë të mëdha të infrastrukturës dhe po vazhdon të shkatërrojë.
Ekonomia e Rusisë në vitin 2023, PBB-ja pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak dhe mungesës së eksporteve të gazit në Evropë po ndikojnë negativisht ekonominë ruse.
Embargoja e naftës në BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia tani të shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra me në 47 dollarë për fuçi.
Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në Wiiw beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani./Monitor
Më të lexuarat


Qeveria gati projektligjin e ri, ja si do të shiten pronat e bllokuara nga shteti në kuadër të aktit normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje

Zbardhet raporti i KLSH, ja si KESH përshkallëzoi krizën energjetike, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, humbje në rrjet dhe mungesë investimesh

Meta sulmon qeverinë: Hapin tender për blerje energjie 3-5 vjet, çmimi i fiksuar 123 euro më i lartë se në bursë

Java e parasë për vitin 2023, Guvernatori Gent Sejko: Edukimi financiar, ndër objektivat e rëndësishëm të BSH

Ministrja Kushi mesazh të rinjve: Nëse punoni me ndershmëri, fitimet janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme

Euro dhe dollari “nuk kanë ndërmend” të rriten, ja me sa këmbehen monedhat e huaja sot në Shqipëri

Pagat në sektorin privat rriten me ritme 2.5 herë më të larta se në shtet, ngushtohet hendeku

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Çfarë po ndodh me euron dhe dollarin? Ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja në Shqipëri

Këmbimi valutor 18 mars/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, ja çfarë ndodh me monedhat e tjera
