BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

Ekonomia nis të rikuperohet, rriten të ardhurat në buxhet, 8 për qind më shumë se niveli i parakrizës

Ekonomia nis të rikuperohet, rriten të ardhurat në buxhet, 8

Të ardhurat në buxhetin e shteti janë rritur në 10-mujorin fundit. Ministria e Financave ka publikuar dje raportin e radhës, ku njofton se për periudhën janar-tetor u arkëtuan gjithsej 413 miliardë lekë, me një rritje prej 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë. Sipas raportit, të ardhurat e kanë kaluar nivelin e parakrizës, teksa në krahasim me janar-tetor 2019, të hyrat në buxhet janë rritur me 8%. “Të ardhurat totale për 10 – mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104.2 % të planit të 10 – mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 10 – mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 91.8 % të planit të periudhës. Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin për 10 – mujorin e vitit 2021 rezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë.

Performanca Paraprake 10-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve Të ardhurat totale për 10-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 413.73 miliardë ose 104.2 % të planit të 10-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 66 miliardë lekë”, thuhet në raport.

Të ardhurat nga Doganat dhe Tatimet

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 360.6 miliardë lekë, 56.1 miliardë ose 18.4% më shumë, krahasuar me vitin 2020, si dhe 18.6 miliardë ose 5.4% më shumë se plani 10 mujor për vitin 2021. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 153.9 miliardë lekë, 30.1 miliardë lekë ose 24.4% më shumë se 10 mujori 2020, si dhe 15.4 miliardë lekë ose 11.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 10 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 10 mujorit 2021 janë ndikuar kryesisht nga rritja e volumit të importit i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 114.6 miliardë lekë ose 30 % më shumë krahasuar me 10 mujorin 2020. Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 58.4% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore për periudhën Janar-Tetor 2021, e zënë 5 produkte dhe përkatësisht: Karburant importi 26.5%; cigaret 14.8%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.5%; automjetet e përdorura me 4.6%; plastika dhe artikujt 3%; ushqime të përgatitura 3%

Të ardhurat nga TVSH

Të ardhurat nga TVSH në import për 10 mujorin rezultojnë 103.4 miliardë lekë, 22.4 miliardë lekë ose 27.6% më shumë se një vit më parë, si dhe 12.7 miliardë ose 14% më shumë se plani për 10 mujorin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në realizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë 10 mujorit 2021, produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë: karburant importi me 3.5 miliardë; automjetet e përdorura me 2.4 miliardë; energji elektrike 1.2 miliardë lekë dhe materialet e ndërtimit me 0.9 miliardë, të cilat kanë një kontribut pozitiv +10.2 miliardë lekë. Ndër produktet me efekt negative renditen: telefona celulare, fruta-perime, sheqeri, mielli dhe gruri dhe biçikletat dhe pjesët, me një efekt -151 milionë lekë.