BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Bota

Renditja sipas milionave: Këto janë 5 familjet mbretërore më të pasura në botë

Renditja sipas milionave: Këto janë 5 familjet mbretërore më

Kështjella, prona, kompani prestigjioze dhe aksione marramendëse. Po rendisim më poshtë 5 familjet mbretërore më të pasura në botë. Në listë përfshihet familja mbretërore britanike dhe 4 familje nga Lindja e Mesme, pasuria e të cilave ka kapur majat, falë industrisë së naftës.

5.Britania e Madhe – 88 miliardë dollarë

Përveç pasurisë së kurorës, pronat e shumta të familjes – duke përfshirë kështjellën Sandringham në Norfolk dhe Balmoral në Skoci – e radhisin atë mbi familjen mbretërore të Tajlandës apo Bruneit, por shumë poshtë sheikëve nga Lindja e Mesme.

4. Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – 150 miliardë dollarë

Familja mbretërore e Abu Dhabit – që rrjedh nga i njëjti fis me familjen mbretërore të Dubait – zotëron një pasuri prej 150 miliardë dollarësh. E gjithë pasuria e tyre vjen kryesisht nga shitja e naftës në fillim të viteve 1970, që i dha një bum ekonomik të jashtëzakonshëm Abu Dhabit.
Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan – emir i Abu Dhabit dhe gjithashtu president i Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2004 – pas vdekjes së babait të tij, zotëronte toka në Londër me vlerë 7.1 miliardë dollarë.

Sipas “The Guardian”, këto prona janë të lëshuara me qira dhe sjellin më shumë se 200 milionë dollarë të ardhura në vit. Ai gjithashtu kryesoi për një kohë të gjatë Autoritetin e Investimeve të Abu Dhabit, që gjeneronte të ardhura me vlerë rreth 696 miliardë dollarë.

3. Katar – 335 miliardë dollarë

Vëmendje e madhe po i kushtohet gjithnjë e më shumë Katarit, pasi u vendos që do të jetë organizator i Kupës së Botës. Familja në pushtet e Katarit zotëron prona në të gjithë globin, duke përfshirë rrokaqiellin Shard në Londër, Olimpic Village, dyqanin e mallrave Harrods, si dhe aksione në Empire State Building, Nju-Jork.

Familja mbretërore, e kryesuar nga Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka gjithashtu investime në Bankën Barclays, British Airways dhe kompaninë e automobilave Volkswagen, duke e çuar pasurinë në 335 miliardë dollarë.

2. Kuvajt – 360 miliardë dollarë

Familja Sabah ka sunduar Kuvajtin që nga viti 1752 dhe është e njohur për investimet e saj të mëdha në shumë kompani prestigjioze në Shtetet e Bashkuara. Besohet se familja mbretërore përbëhet nga rreth 1000 anëtarë dhe aktualisht drejtohet nga Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah.

Në vitin 1991, familja mbretërore e Kuvajtit vlerësohej të kishte një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, por meqenëse aksionet u rritën ndjeshëm në vlerë, familja sot zotëron rreth 360 miliardë dollarë.

1. Arabia Saudite – 1.4 trilionë dollarë

Princi i kurorës, Sheikh Mohammed bin Salman, së fundmi nënshkroi një aksion prej 2 miliardë dollarësh në kompaninë e re të Jared Kushner. Por kjo është një shumë e papërfillshme për familjen mbretërore më të pasur në planet, që ka sunduar që nga viti 1744. Mbreti Salman, i cili ka marrë fronin në vitin 2015, mendohet se ka një pasuri prej 18 miliardë dollarësh, duke e bërë atë mbretin më të pasur në planet.