BREAKING NEWS

This is why Europe has closed the doors to the escape of Meta and Kryemadhi, their "black" file of money laundering towards the end of the investigations, Altin Dumani and Sotir Kllapi are preparing the arrest warrants, the evidence and the witnesses w...

This is why Europe has closed the doors to the escape of Meta and Kryemadhi,
x
BREAKING NEWS

Endri Shabani breaks the scandals to Ilir Meta: Redistribute the gold and wealth of the former president, from the gold he robbed in Krrabë, to the 7% that Gimi gave, 400 million euros of 'CEZ-DIA', villas in Lalëz and the quarries and mines of him, th...

Endri Shabani breaks the scandals to Ilir Meta: Redistribute the gold and wealth
x
BREAKING NEWS

After the call to SPAK for the "Toyota Yaris" file of the Belgians, Taulant Balla in the footsteps of Ilir Meta, attacks Altin Dumanin

After the call to SPAK for the "Toyota Yaris" file of the Belgians,
x
BREAKING NEWS

This is how pensions will be increased and the plan being followed for changing the retirement age, the director of the Social Security Institute breaks down all the uncertainties about the third age

This is how pensions will be increased and the plan being followed for changing
x
BREAKING NEWS

The handcuffs terrified Lika, that's why he sold Monika and attacked SPAK

The handcuffs terrified Lika, that's why he sold Monika and attacked SPAK
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta has a luxurious bar in the middle of London, here are the politicians and directors who have served as carriers of his money and the details of his secret business with connections in India where 1 white stone costs 400 euros, Idajet Beqiri r...

Ilir Meta has a luxurious bar in the middle of London, here are the politicians
x
BREAKING NEWS

SPAK investigations cause strong clashes in the dome of PL, here is the list of "VIP" names that risk handcuffs, from falsification of forms, to money laundering, Ilir Meta excludes Monika Kryemadhi and all her supporters at the management level

SPAK investigations cause strong clashes in the dome of PL, here is the list of
x
BREAKING NEWS

Edi Rama warns of a storm of changes in the government, the door to running in the 2025 elections was closed to corrupt officials and those who have open accounts with SPAK, the prime minister challenges the Americans and bursts into attacks and accusa...

Edi Rama warns of a storm of changes in the government, the door to running in
x

Bota

The security expert makes the scary warning: Kosovo and Bosnia, vulnerable from...

The security expert makes the scary warning: Kosovo and Bosnia, vulnerable

In the light of the conflict in Gaza, Adrian Shtuni, security expert, warns about its influence in the Western Balkans, especially in Kosovo and Bosnia and Herzegovina. He says that the social and political polarization that exists in these two countries can lead to radicalism and political violence.

"The normalization of inter-ethnic and inter-state relations everywhere in the Balkans, and especially between Kosovo and Serbia, is very important", says Shtuni, researcher of radicalism and violent extremism, in an interview given to Radio Free Europe.

He adds that Kosovo "has learned a lot from the experience with foreign fighters who went to Syria and Iraq", but emphasizes that the risk of new recruitments in the Middle East still continues. Saturday, weeks ago, it also published its own analysis of the conflict between Israel and Hamas - a terrorist group designated by the US and other powers - and the security implications in the Western Balkans.

Radio Free Europe: What prompted you to analyze how the October 7 terrorist attacks against Israel and the subsequent conflict in Gaza could affect Europe, especially the Western Balkans, in terms of security?

Adrian Stuni: The Israel-Hamas [a terrorist group designated by the US and other powers] conflict has already had multiple humanitarian and security impacts, both in the Middle East and in Europe.

Because the Western Balkans is the geographic bridge between the Middle East and Europe and the region with the continent's largest indigenous Muslim population, this conflict resonates particularly regionally. This is also reflected in the traditional solidarity with the Palestinian people. So there is more attention, interest, sensitivity from the public to this conflict and, obviously, also impacts that need to be analyzed and understood clearly and objectively.

Among the trends I have noticed in terms of security, I can list as the main concern on the part of the countries of the European Union about a new wave of refugees and irregular immigrants from the Middle East, who may transit through the Western Balkans to EU countries. More or less like during the crisis in Syria and Iraq.

The concern is that terrorist militants could infiltrate the wave of refugees and migrants, the bigger the wave, the harder it becomes to control. Other troubling trends are the increase in hate speech, seen both during pro-Palestinian protests and in social media posts, as well as the significant increase in misinformation and disinformation online about the conflict in Gaza. All these constitute a concern for the escalation of social polarization and increased radicalization, which may be followed by activities that undermine security in the region.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë vend të caktuar në Ballkanin Perëndimor që është më i rrezikuar dhe pse?

Adrian Shtuni: Fatkeqësisht, si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnje, situata politike dhe sociale është mjaft e polarizuar. Gjuha e përbuzjes dhe urrejtjes ndëretnike është në rritje, titujt bombastikë që paralajmërojnë luftë mes Kosovës dhe Serbisë apo shpërbërjen e dhunshme të Bosnjës janë të kudondodhura. Eskalimi i tensioneve është kthyer në normalitet.

Edhe në aspektin e radikalizimit dhe militantizmit fetar që ka dalë në plan të parë gjatë kohës së konfliktit në Siri dhe Irak, këto dy vende kanë pasur numrin më të madh të qytetarëve që kanë udhëtuar në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme dhe u janë bashkuar organizatave terroriste atje. Ky problem mund të jetë fashitur disi viteve të fundit, por, gjithsesi, vazhdon të përbëjë një rrezik të rëndësishëm sigurie.

Elementet e mësipërme tregojnë se këto dy vende janë më të cenueshme nga radikalizimi dhe dhuna politike apo ideologjike. Edhe Maqedonia e Veriut shfaq probleme të ngjashme me dy vendet e tjera në rajon, por relativisht më pak shqetësuese.

Gjithsesi, dihet se polarizimi social dhe politik, veçanërisht në vendet me tensione ndëretnike me sfond fetar, kur përzihet me gjuhën e urrejtjes, çon në radikalizëm dhe dhunë politike.

Radio Evropa e Lirë: Sa shqetësuese është mundësia e terroristëve që përdorin rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në Bashkimin Evropian, veçanërisht kur kihet parasysh rritja e fundit e kalimeve të parregullta kufitare?
Adrian Shtuni: Ky vlerësohet si një kërcënim i vazhdueshëm nga EUROPOL-i [agjencia evropiane e policisë], po të gjykojmë nga raportet që publikohen çdo vit. Sipas Frontex-it [agjencisë evropiane kufitare], viti 2023 pati një rritje rekorde të hyrjeve të parregullta të migrantëve në BE, pra një vëllim që s’ishte parë që prej vitit 2016. Nëse konflikti Izrael-Hamas përhapet më gjerësisht në rajon, probabiliteti që ky fluks të rritet, do të ishte i lartë.

Në një rast të tillë, ekziston shqetësimi se vala e refugjatëve dhe migrantëve të parregullt që do të kalonte përmes rrugës ballkanike, mund të depërtohej edhe nga militantët terroristë. Një gjë e tillë u përjetua në vitet 2015-16, gjatë luftës në Siri dhe Irak, ku qindra mijëra njerëz, shpesh pa asnjë dokument identifikimi ose me dokumente të falsifikuara, kaluan përmes Ballkanit Perëndimor për në vendet e BE-së.

Fatkeqësisht, kjo valë njerëzish, jo rrallë, është përdorur nga terroristë të maskuar si refugjatë, që më pas kanë kryer sulme terroriste në Evropë. Si përgjigje ndaj këtij rreziku, në fund të vitit të kaluar, njëmbëdhjetë vende të zonës Schengen kanë rivendosur kontrollet kufitare, pesë prej të cilave përmendin rrezikun e depërtimit të terroristëve në BE nëpërmjet Ballkanit. Fakti që agjencitë e specializuara të sigurisë në pesë vende të BE-së vlerësojnë se ky është një rrezik aktiv, është domethënës – gjë që shton shqetësimet lidhur me situatën e sigurisë në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Cili mendoni se duhet të jetë fokusi kryesor i autoriteteve rajonale dhe partnerëve ndërkombëtarë sa u përket hapave që duhet t’i ndërmarrin për të forcuar sigurinë kufitare?

Adrian Shtuni: Padyshim se siguria e kufijve bëhet më së shumti e cenueshme në kohëra krizash të lëvizjeve migratore të parregullta, që përkojnë me shtimin e aktiviteteve kriminale në zonat ndërkufitare.

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare duhet t’i trajtojnë këto sfida në tërësi dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj, prioritet duhet të jenë: rritja dhe fuqizimi i kapaciteteve që garantojnë sigurinë e kufijve, ngritja e cilësisë së bashkëpunimit ndërkufitar në nivel rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke zbatuar zotimet e marra gjatë procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Radio Evropa e Lirë: Në artikullin tuaj përmendni shqetësimet për mundësinë e një vale të re luftëtarësh të huaj nga Ballkani Perëndimor që t’iu bashkohen konflikteve në Lindjen e Mesme. Cilët janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë?

Adrian Shtuni: Gjatë viteve 2012-2016, rreth 1.100 qytetarë të Ballkanit Perëndimor udhëtuan drejt vatrave të luftës në Siri dhe Irak dhe iu bashkuan organizatave terroriste që vepronin atje. I gjithë fenomeni i luftëtarëve të huaj nga Ballkani nuk ishte diçka e rastësishme, nuk ndodhi brenda natës, nuk ishte punë amatorësh apo njerëzve të papunë e të pashkolluar. Kjo duhet të kuptohet qartë, pasi fenomeni i radikalizimit dhe luftëtarëve të huaj nuk i përket së shkuarës.

Ende qindra qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjenden në Siri dhe dhjetëra vazhdojnë të luftojnë në veriperëndim të vendit. Vetëm pak javë më parë, një djalë shqiptar 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u vra në afërsi të Idlibit [në Siri].

Faktikisht, fenomeni i luftëtarëve të huaj është pasojë e një pune graduale të rrjeteve transnacionale të mirorganizuara dhe të mirëfinancuara nga jashtë, që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë baza të qarta ideologjike, me synim përhapjen e rrymave ultrakonservatore fetare me agjenda politike në rajon.

Padyshim, vendet që kanë pasur nivelet më shqetësuese të radikalizimit, rekrutimit dhe mobilizimit të luftëtarëve të huaj, janë vendet që kanë përjetuar luftëra ndëretnike me sfond fetar në vitet ’90, gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Shkatërrimi, traumat dhe tensionet e vazhdueshme shoqërore e politike të pasluftës në rajon janë ndër faktorët që janë shfrytëzuar nga rrjetet radikalizuese.

Fatkeqësisht, nuk mund të thuhet se rajoni ka bërë shumë progres në lidhje me normalizimin e situatës. Siç e përmenda më lart, polarizimi social dhe politik është i lartë dhe diskursi publik është i mbingarkuar me retorikë nacionaliste.

Akoma më shqetësuese është se tensionet ndëretnike janë instrumentalizuar politikisht dhe kanë përfunduar në përplasje të armatosur në Banjskë [në veri të Kosovës].

Parë në kontekstin e luftës në Gazë, mund të them se në këtë moment në Ballkanin Perëndimor ka një gërshetim faktorësh radikalizues, si të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm. Prandaj, nuk duhet menduar se ajo që u përjetua pak kohë më parë me valën e luftëtarëve të huaj që shkuan në Siri dhe Irak i përket së shkuarës, pasi faktorët dhe infrastruktura radikalizuese janë ende të pranishme.

Radio Evropa e Lirë: Nga cilat vende ka më shumë gjasa që të ndodhë kjo

Adrian Shtuni: Nuk mendoj se ishte rastësi që shumica dërrmuese e luftëtarëve të huaj nga Ballkani Perëndimor që iu bashkuan organizatave terroriste në Siri dhe Irak, vinin nga vende që përjetuan luftëra të përgjakshme ndëretnike me sfond fetar. Sa më i lartë të jetë polarizimi, tensionet dhe paqëndrueshmëria e shoqërisë, aq më e lartë është mundësia e radikalizimit dhe dhunës politike.

Thjesht, nëse gjykojmë nga e kaluara, vendet me paqëndrueshmërinë më të lartë janë më të cenueshmet ndaj radikalizimit. Pra, po flas për Bosnjën, Kosovën dhe deri diku edhe për Maqedoninë e Veriut. Kjo është një nga arsyet pse ka rëndësi kritike të punohet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Kosova ishte ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, nga ku njerëzit, në shkallë të gjerë, shkuan për të luftuar në Lindjen e Mesme. Por, Kosova reagoi duke miratuar ligje që i sanksionojnë këto veprime…

Adrian Shtuni: Kosova ka reaguar shpejt dhe mendoj se ka mësuar shumë nga përvoja me luftëtarët e huaj që shkuan në Siri e Irak. Po ashtu, ka qenë një nga vendet e para që riatdhesoi qytetarët e saj. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm, por një hap në një rrugë të gjatë.

A ka më rrezik? Sigurisht, po. Nuk ka vende që mund të konsiderohen imune ndaj radikalizimit të dhunshëm ose rekrutimit për aktivitete terroriste, prandaj duhet ndërgjegjësim, njohje me themel e shkaqeve që çojnë në radikalizëm, dhe vigjilencë e punë e vazhdueshme për të parandaluar përhapjen e ideologjive që nxisin padurimin dhe urrejtjen etnike apo fetare.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë masash konkrete mund të zbatohen për të parandaluar radikalizimin dhe rekrutimin e individëve nga rajoni nga grupet ekstremiste?

Adrian Shtuni: Shpesh mendohet se masat represive me forca të rendit janë çelësi për zgjidhjen e këtij problemi, por në fakt parandalimi proaktiv i radikalizimit është investimi më efektiv.

Para së gjithash, kjo nënkupton adresimin e faktorëve të brendshëm socialë dhe politikë, që e bëjnë një shoqëri më të paqëndrueshme e të cenueshme nga radikalizimi. Këtu përfshihet polarizimi politik dhe shoqëror, tensionet ndëretnike dhe fetare, ultranacionalizmi, gjuha e urrejtjes etj. Prandaj, theksoj se normalizimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore kudo në Ballkan, e veçanërisht ndërmjet Kosovës e Serbisë, është shumë i rëndësishëm. Është gjithashtu e nevojshme të punohet në mënyrë sistematike për t’iu kundërvënë keqinformimit dhe dezinformimit, që shpesh përshpejtojnë polarizimin social, radikalizimin dhe dhunën politike. Për këtë duhet punuar shumë në fushën e edukimit mediatik, që publiku i cili konsumon informacione dhe lajme nga mediat sociale, të mos bjerë pre e lajmeve të rreme dhe të deformuara qëllimisht nga ata që kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe përhapin ideologji që nxisin urrejtje dhe dhunë.

Sigurisht se për të gjitha këto duhet të ketë një koordinim rajonal nga struktura të veçanta dhe të kontrollohet sistematikisht puna e organizatave dhe fondacioneve me bazë fetare dhe ideologjike, të financuara nga jashtë, në mënyrë që aktivitetet e tyre të mos bien ndesh me ligjet e vendeve të rajonit apo me normat demokratike.

Radio Evropa e Lirë: E përmendni dezinformimin dhe keqinformimin si problem edhe në analizën tuaj. Çfarë masash konkrete sugjeroni për luftimin e kësaj dukurie?

Adrian Shtuni: Autoritetet shtetërore përgjegjëse për mbikëqyrjen e mediave tradicionale duhet të rrisin monitorimin e përmbajtjeve dhe programeve mediatike dhe të krijojnë mekanizma llogaridhënieje për ata që shkelin standardet dhe rregullat.

Gjithashtu, duhet të ketë bashkëpunim me kompanitë kryesore të mediave sociale ndërkombëtare, për të kërkuar rritjen e kapacitetit për moderimin e përmbajtjeve që keqinformojnë apo dezinformojnë qëllimisht në gjuhët kryesore të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, këto kompani, aktualisht, pothuajse nuk u kushtojnë aspak vëmendje përmbajtjeve të postuara në platformat e tyre në gjuhët ballkanike. Gjithsesi, në planin afatmesëm dhe afatgjatë, prioritet duhet t’i jepet krijimit të kapaciteteve të nevojshme për edukimin mediatik, veçanërisht për të rinjtë që konsumojnë më së shumti informacione nga mediat sociale.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund ta ketë ndikuar këshillimin kundër udhëtimeve, të lëshuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, në vendet specifike në Evropë, të tilla si Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina?

Adrian Shtuni: All countries have special systems for assessing the level of security threats, based on specific criteria that are usually not made public. However, it seems that Albania has meanwhile moved from danger level 3 to level 1, so it is estimated that there is no threat to travel by citizens of Israel.

Meanwhile, according to Israel's updated assessment, Bosnia continues to have a level 3 threat, i.e. moderate.

Most read