BREAKING NEWS

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen"
x
BREAKING NEWS

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent
x
BREAKING NEWS

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me
x
BREAKING NEWS

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x

Aktualitet

Takimi në Ohër, Escobar merr pjesë në raundin e ri për dialogun Kosovë-Serbi

Takimi në Ohër, Escobar merr pjesë në raundin e ri për

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces,” thanë për REL-in nga Ambasada amerikane në Shkup.

Në takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, blloku evropian pret që liderët të pajtohen për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Kurti dhe Vuçiç më 27 shkurt u pajtuan se nuk ka më nevojë për negociata për propozimin dhe shprehën gatishmërinë për të punuar në planin e zbatimit.

Më 18 mars, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiç, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.

Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës. Kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që gjatë takimit të Ohrit të nënshkruajë propozimin evropian, por Vuçiç ka shprehur qëndrimin se nuk i shkon “në mendje” të nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.

Propozimi i BE-së synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të raporteve. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, që ka argumentuar se “nuk ka marrëveshje më të mirë”.