BREAKING NEWS

Jorida Tabaku zbulon skenarin brenda partisë, ja si duhet të drejtohet PD-ja

Jorida Tabaku zbulon skenarin brenda partisë, ja si duhet të drejtohet
x
BREAKING NEWS

Doli forcë e tretë në disa bashki, Tom Doshi thyen heshtjen për rezultatin e PSD

Doli forcë e tretë në disa bashki, Tom Doshi thyen heshtjen
x
BREAKING NEWS

Votuat Këlliçin apo Bejkon në zgjedhjet e 14 majit? Përgjigjet Jorida Tabaku

Votuat Këlliçin apo Bejkon në zgjedhjet e 14 majit?
x
BREAKING NEWS

Mori rezultat pozitiv në zgjedhje, Tom Doshi i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" Berishës: Atij i dhemb fakti se...

Mori rezultat pozitiv në zgjedhje, Tom Doshi i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet
x
BREAKING NEWS

Dhuna në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Dhuna në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Paralajmëron Spartak Ngjela: Mbajeni mend, është koha shqiptarizmit

Paralajmëron Spartak Ngjela: Mbajeni mend, është koha
x
BREAKING NEWS

“E ka quajtur flamuri lara lara”, Milaim Zeka hedh akuzat ndaj Kurtit për tensionet në Veri, ja pasojat që na sjell në raport me SHBA dhe BE

“E ka quajtur flamuri lara lara”, Milaim Zeka hedh akuzat ndaj
x

Aktualitet

Finalizohet operacioni/ Tentuan të grabisnin biznesmenin, e pëson keq një nga autorët

Finalizohet operacioni/ Tentuan të grabisnin biznesmenin, e pëson keq

Ka rënë në pranga një nga personat që kishin planifikuar një vjedhje në Lushnje. I arrestuari është Bukurosh Mukja, 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Ai ishte në rolin e drejtuesit të automjetit gjatë tentativës për grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit.


Njoftimi:


Vijon operacioni policor i koduar “Parandalimi”. Gjatë kontrollit të zonës dhe ndjekjes së autorëve, lokalizohet dhe kapet në Elbasan, njëri nga autorët e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për parandalimin e një vjedhjeje me armë zjarri.

Vihet në pranga 66-vjeçari (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin Bukurosh Mukja, 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Shtetasi Bukurosh Mukja dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.