BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

"Ekzekutuesi fshihet në Shqipëri"/ Një emër i njohur i drejtësisë, i përfshirë në disa ngjarje si trafik droge, grabitje dhe i dyshuar për vrasje, qelizat e telefonit dhe kamerat tradhtuan vrasësit e Ari Papës

"Ekzekutuesi fshihet në Shqipëri"/ Një emër i

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i policisë greke që zbuloi pas dy vite hetimesh bashkëpunëtorët në vrasjen e 32-vjeçarit nga Saranda, Ari Papa. Ky i fundit, një emër i njohur i drejtësisë greke, i përfshirë në disa ngjarje si trafik droge, grabitje dhe i dyshuar për vrasje, u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në Sepolia të Athinës në 30 maj 2021, pasi më parë kishin dështuar tre atentate ndaj tij në vitet 2007, 2009, 2021.

Në prangat e policisë ka përfunduar taksisti shqiptar i skeduar me tre emra, Xhulian, Ervin dhe Beniamin. Në skedat e policisë greke ai ka edhe 3 mbiemra të ndryshëm dhe dy vitlindje, 1974 dhe 1977, ndërkohë që rezulton me precedentë për trafik klandestinësh. Ndërkohë në pranga ka rënë greku S.F, 56 vjeç.

Këta të dy dyshohet se janë transportuesit e ekzekutorit kryesor, ende i paidentifikuar, por që ka dyshime se erdhi posaçërisht nga Tirana për të kryer vrasjen dhe është rikthyer sërish në Shqipëri. Sipas mediave greke menjëherë pas të shtënave, autori është arratisur në këmbë drejt rrugëve “Panourgias” dhe “Avlonos”, ku e priste bashkëpunëtori i tij me një taksi. Mjeti ka lëvizur përballë rrugës nacionale “Athinë-Lamia”. Nga hetimet ka rezultuar se për ekzekutimin janë përdorur dy taksi. Njëra është ajo që drejtohej nga një prej bashkëpunëtorëve, ku hipi edhe personi i armatosur, ndërsa taksia e dytë drejtohej nga bashkëpunëtori tjetër. Ajo që i “tradhtoi” ata përveç kamerave të sigurisë janë antenat e celularëve pasi duket se kanë komunikuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin pranë vendit të sulmit, pak para dhe pak pas ekzekutimit.

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhivër i Sarandës, nuk rezulton të ketë fotografi as në regjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazmë”. Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eliminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qëllimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

20.07.2007 kryhet atentati i parë ndaj Ari Papës. Ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Për policinë greke, sarandjoti Papa është i skeduar në këtë ngjarje si Aristidi Pappa.

26.05.2019 Ari Papa qëllohet rreth orës 20.40 me pistoletë në kofshë në vendin e quajtur “Stacioni Larisit”. U transportua menjëherë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku mori ndihmën e parë dhe shpëtoi nga rreziku për jetën. Gjatë kontrollit policia i gjeti në trup një sasi të vogël marijuane.

Në “Stacionin e Larisit” rreth orës 20.00 kur Ari Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, u qëllua me armë zjarri nga pasagjerët e një taksie. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku sërish i shpëtoi vdekjes. Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Papa tha për policinë se ndodhej në vendin e ngjarjes së bashku me dy shokë të tij të quajtur Orlando dhe Ani, të cilët jo vetëm që u larguan me vrap pas ngjarjes, por as e kontaktuan më pas për ta pyetur për shëndetin. Megjithatë policia përfundoi hetimet për ngjarjen duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës. Media greke pa u thelluar zbuloi se 3 të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38 vjeç (nën arrest), “Dorian” 32 vjeç (në kërkim) dhe “Landi” 30 vjeç (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një Kallashnikov në një makinë në Kipseli.

Një ditë para kësaj ngjarje, pikërisht në 25 shkurt 2021, Papa ishte arrestuar nga policia greke në qendër të Athinës duke udhëtuar mbi një patinë elektronike. Ai mbante veshur një anti-plumb, ndërsa në brez kishte një pistoletë turke të llojit Baikal. Çuditërisht policia e la të lirë.

Në 19 mars 2019, në gjyqin ndaj shqiptarit Klodian Lekocaj, një gardian grek ka zbuluar një tjetër tentativë të dështuar për të vrarë Ari Papën. Antonis Aravantinou deklaroi: “Më kujtohet një kohë në mesin e vitit 2017, kur në komunitetin e të burgosurve dhe te psikiatrisë u bë më e njohur se Lekocaj kishte njëfarë lidhje me Floro (biznesmeni grek Aristides Floros), gjë që ishte arsyeja që Floro të qëndronte në një institucion psikiatrik.

Gjatë asaj kohe më telefonoi Lekocaj dhe duke konfirmuar përfshirjen, më kërkoi shpjegim se pse Floro qëndron në spitalin psikiatrik dhe unë nuk e dëboj, përkundrazi e mbroj atje, për pasojë ai nuk mund ta shantazhonte dhe t’i merrte paratë e tij. Dhe sipas tij duhet ta bëja patjetër këtë. Unë i thashë “hej, e ke filluar sërish të njëjtën gjë?”, “të njëjtën gjë që thoje për A. P ”? Ia thashë këtë, sepse disa kohë më parë më kishte marrë sërish në telefon dhe më kishte thënë që ta nxirrja nga spitali psikiatrik këtë të burgosur, se atje kam mësuar t’i mbrojë dhe ai nuk mund ta vriste atje.

Dhe nëse nuk e nxjerr jashtë, ai do të detyrohet të vrasë nënën e tij dhe ky do të jetë faji im. Të dyja herët, është e vërtetë, biseda jonë përfundoi me sharje nga të dyja palët, me refrenin e vazhdueshëm të Lekocajt: “Unë për hatrin tënd them kështu”. Më 1 qershor 2021, “Ta Nea” zbuloi se A. P për të cilin Lekocaj kërcënonte gardianin se nëse nuk e nxirrte nga psikiatria që ai ta vriste, se ndryshe do detyrohej t’i vriste nënën, ishte pikërisht Ari Papa./bw

Më të lexuarat