BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Aktualitet

“Do kishim lloj-lloj pjellësh e doktorësh”, shpërthen Robert Aliaj: Jam pro abortit, pasi ja çfarë na priste në të kundërt

“Do kishim lloj-lloj pjellësh e doktorësh”, shpërthen

Artisti Robert Aliaj tha se është pro abortit dhe se ai duhet të ndodhë, pasi sipas tij, në të kundërt do të ndodhnin probleme gjigante.

Në emisionin “Open” në News24, ai tha se aborti është një fenomen problematik, ndërsa mori shembuj si Belgjika dhe Holanda ku aborti është i kontrolluar.

“Aborti është një fenomen problematik. Por, duket sikur aborti qenka kaq i tmerrshëm. Ai është i kontrolluar në Belgjikë, Holandë. Shumë vajza e gra nga Belgjika shkojnë në Holandë, nëse kanë kaluar periudhën e tre muajve. Unë jam pro, për arsye se do të lindin probleme gjigante, që nuk do të kontrollohen më, lloj-lloj pjellësh në të zeza, lloj-lloj doktorësh e klinikash, do vdesin njerëz, se do dalë gjëja jashtë kontrollit. E kontrolluar, në logjikë dhe kur ka edhe etikën brenda se ajo duhet të ndodhë, duhet të bëhet. Aborti absolutisht është i gabuar”, tha Aliaj.

Më tej, artisti i njohur foli dhe për të drejtat që ka mashkulli në këtë proces, ku sipas tij, në momentin e abortit, femra nuk e pyet mashkull dhe merr gjithë prioritetin vetë.

“Unë nuk e shoh fare si një debat pro-kundër, për arsye se kuptohet që shoqëria dhe opinioni publik është shumë i polarizuar dhe gjykohet kjo edhe me emocion. Është një fenomen që kërkon më tepër dashuri, se logjikë. Pra duhet të flasin me zemër njerëzit, se nuk është jeta e vetëm dy vetëve. Faktikisht harrohet mashkulli, që është i rëndësishëm. Të marrim rastin normal, kur ai gabon nga pakujdesia.

Është shkatërruar në mënyrë progresive jeta familjare, me idetë se trupi jot, pasuria jote, bën çfarë të duash, etj. Në fakt, ai fëmijë është i ngjizur edhe nga një mashkull, i cili nuk pyetet në momentin që abortohet, pasi e merr gjithë prioritetin femra, që thotë “kush të pyet ty”, ndërsa ku lind fëmija i thotë “tani mbaje ti”. Pra, është një çështje shumë delikate”, shtoi ai.

Anuela Ristani: Është absurde të flasim për të drejtat e burrave kur nuk ekziston asnjë prej 9 muajve një ditë kur burri mban ndonjë barrë. Pra, në qoftë se në procesin e ngjizjes është 50% përgjegjës, në procesin e barrës nuk është përgjegjës. Ne po flasim për të drejtën deri kur fëmija del në jetë. Më vjen shumë keq dhe jam shumë e lënduar personalisht si femër që duhet t’i vë në baraspeshë të drejtën time si grua dhe si mbartëse e kësaj barre me të drejtën e burrit, i cili ka zero rol në periudhën e shtatzënisë. Le të flasim për përgjegjësi sociale, për përgjegjësi gjatë konceptimit të fëmijës, ama në momentin e procesit fizik të gjësë nuk mund baraspeshojmë të drejta e grave dhe të burrave deri sa nuk është gjetur mënyra për ta transportuar fetusin te një mashkull.

Robert Aliaj: Logjika shumë e cekët