BREAKING NEWS

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të
x
BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x

Aktualitet

A do ta marrë mandatin Fredi Beleri? Celibashi tregon se çfarë do të ndodhë në bashkinë e Himarës

A do ta marrë mandatin Fredi Beleri? Celibashi tregon se çfarë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë e Himarës, pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. Celibashi theksoi se KQZ i dha mandatin Fredi Belerit pasi nuk kishte asnjë ankim ndaj procesit zgjedhor në Himarë.


Kryekomisioneri shtoi se skenari i vetëm që Beleri të humbasë mandatin e tij është nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.Celibashi theksoi se Beleri duhet të kryejë betimin përpara Këshillit Bashkiak brenda 3 muajve, por zgjodhi të mos jepte komente se çfarë do të ndodhte nëse nuk kryej një proces i tillë.

Ai shtoi se nëse për një arsye apo një tjetër, Belerit i hiqet mandati, bashkia Himarë do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Në dijeninë time nuk ëshrë rast i parë nëse nuk gaboj. Ka pasur një rast të ngjashëm në Tropojë me zgjedhjet ose për kandidat për deputet ose për kryebashkiak në vitin 2002. Rasti është jo i zakonshëm kur një kandidat për kryetar i një bashkie zgjidhet kur është në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ai e merr mandatin e bashkisë së Himarës.

Afati brenda të cilit Beleri duhet të kryejë aktin e betimit është 3 muaj, nëse nuk gaboj. Gjithësesi çdo gjë varet nga ecuria e procesit hetimor, që i takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë dhe gjykatës kompetente.

Është pak herët për të folur për atë që do të ndodhë në situata të ndryshme. Nëse vendi i kryetarit të bashkisë për një arsye apo një tjetër ngelet bosh, atëherë në atë bashki zhvillohen zgjedhje të reja.

Ai duhet të bëjë konfirmimin e betimit në gjykatë, por si proces do të duhet përpara Këshillit Bashkiak. Situata e “Arrestit” me burg është një rrethanë që krijon pengesa për ushtrimin e veprimtarive për funksionarë që ushtrojnë funksione publike”, tha Celibashi.