BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Aktualitet

13-vjeçari humbi jetën nga një sfidë 'Tik Tok-u', sociologu i njohur ngre shqetësimin: Koha e prindërimit është reduktuar! Po i lëmë fëmijët përballë...

13-vjeçari humbi jetën nga një sfidë 'Tik

Sociologu Gëzim Tushi ka folur për ndikimin e rrjeteve sociale tek fëmijët dhe problematikat që shkakton përdorimi i pakontrolluar i tyre.Gjatë intervistës, ai theksoi se fëmijët shqiptarë sot janë shumë më të rrezikuar dhe se fatkeqësisht ka një indiferencë të madhe sociale.

I ndalur ngjarja e rëndë ku 13-vjeçari nga fshati Golem i Madh i Lushnjes, u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga familjarët pasditen e së shtunës u dyshua fillimisht se ka humbur jetën për shkak të një sfidë që realizohet në aplikacionin në Tik-Tok, sociologu tha se rrjetet se sociale i kanë nënshtruar të rinjtë.

Ai u shpreh se ngjarja e raportuar ishte shumë e rëndë, ndërsa theksoi se fëmijët sot ndodhen mes dy zjarresh dhe se bien lehtësisht pre e përdorimit të gabuar të këtyre rrjeteve sociale, ndërsa kërkoi një vëmendje më të madhe ndaj tyre, për të menaxhuar kohën e përdorimit në internet.

“Nga këto momente që po kalon shoqëria shqiptare fëmijët janë grupi më i rrezikuar, për shkak të moshës, për shkak të vendimeve të nxituara që marrin. Nga njëra anë kemi rreziqe që po i marrin jetën fëmijëve tanë, por nga ana tjetër kemi një indiferencë sociale. Një dobësim nga ana e prindërimit si edhe të kujdesit në shkollë. Ata ndodhen mes dy zjarresh.  “TikTok” besoj që në përgjithësi i ka nënshtruar të gjithë të rinjtë, të cilët për shkak të moshës duke dashur të jenë të evidentuar, janë të detyruar të bien nën dhunën e kësaj kulture për të qenë dikush. Por mesa duket kjo lloj tendence Mosha e adoleshencës është mosha e pjekurisë dhe ata nuk dinë ta vlerësojnë si duhet jetën. Ndaj kjo ka të bëjë me kulturën e përdorimit, për fat të keq një pjesë e madhe e fëmijëve bëhen pre e përdorimit të gabuar”, u shpreh ai në ‘News24’.

I ndalur tek marrëdhënia prind fëmijë, sociologu tha se në ditët e sotme fëmijët marrin shumë pak vëmendje nga prindërit e tyre,

“Shoqëria shqiptare kanë një paradoks të çuditshëm dhe të vështirë për tu kuptua. 30vjet më parë raportet mes prindërve dhe fëmijëve nuk kanë qenë marrëdhënie të demokratizuara, por deri diku përgjegjësia e prindërimit me gjithë defektet ishte e madhe, Ndërsa tani kaluam nga një shoqëri të re, ku kam përshtypjen që edukatën e dëmshme të së kaluarës po e zëvendësojmë me këtë hiçin edukativ. Koha e prindërimit është reduktuar. Prishja e parimeve të prindërimit, humbja e kohës së prindërimit po sjell pasoja fatale dhe ne po i lëmë fëmijët tanë përballë rreziqeve të mëdha”, tha Tushi.