BREAKING NEWS

Fantastic news from COVID hospitals: Today more cured than affected by coronavirus, here are the 3 cities with the highest number of infections

Fantastic news from COVID hospitals: Today more cured than affected by
x

Opinion / Editorial

Konrad Adenauer, the foundation with his name and the Albanian youth

Konrad Adenauer, the foundation with his name and the Albanian youth

 "It is true that we all live under the same sky, but unfortunately not all of us see the same horizon" - Konrad Adenauer.

1. Konrad Adenauer

The first and longest living Chancellor of the Federal Republic of Germany Konrad Adenauer is the most prominent personality of the new Germany, the designer of freedom, well-being and social security of the German nation. In the years 1917-1933 and in 1945, Adenauer served as mayor of the city of Cologne. In this task, he implemented ambitious plans for the modernization and progressive expansion of the city, gradually transforming it into a metropolis of the West. The reactivation of the city university in 1919, the transformation of the surrounding area into a green area, the revival of the Cologne Fair, the expansion of the Port of Rhine, the construction of a bridge connecting the two sides of the River Rhine, the development of industry and investor behavior powerful, such as the American company Ford, the vehicle manufacturer, were among his most major and successful projects. Co-founder in 1946 and until 1966 leader of the German Christian Democrats (CDU), Adenauer turned his party into a leading political formation of major reforms in post-World War II Germany. From 1949 to 1963, he was elected and held the position of Chancellor (Prime Minister) of the Federal Republic of Germany, as well as for a period (1951-1955) of its Foreign Minister. A progressive politician and champion of social peace, Adenauer pursued a policy of rapprochement with Western powers such as the United States, Great Britain, and France, succeeding in removing Germany from limited sovereignty status in 1955 and giving the nation complete freedom. German. Promoter of the idea and vision for a peaceful and united Europe, he established good political relations and developed an excellent economic cooperation with France, laying the foundations of the European Union. Meanwhile, he established diplomatic relations with the Soviet Union and repatriated all German prisoners of war. Growing up in a conservative Christian family in the Rhineland, he emerged on the German political scene from an early age as a staunch opponent of Adolf Hitler's National Socialist despotism in 1930s Germany. During a visit by Reich Chancellor Adolf Hitler to Cologne, Adenauer's hometown, the latter, as mayor, refused to wait for the later dictator and ordered the broken cross flags to be removed in the city. Shortly afterwards, Adenauer was fired as mayor and lived as an opponent of the regime. under permanent risk of extinction and in internal exile. In 1945, as a prisoner in a concentration camp, he narrowly escaped death by the Nazis. After the liberation, as early as May 1945, the 69-year-old was appointed by American troops to the post of mayor of Cologne. Adenauer has been a key participant in the creation of democratic structures during the years of construction of the new Federal Republic of Germany. His activity is inextricably linked with the founding of one of the main German popular parties, the Christian Democratic Union. He contributed to the creation of a full democratic and functional environment of political parties in post-war Germany and to the dictatorship and despotism of the past. In 1949, Konrad Adenauer became the first Chancellor of the New Republic.

Adenauer ia arrin që Republikën Federale Gjermane ta integrojë përsëri në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve te zhvilluara dhe të lira. Veçanërisht pajtimi me Francën, mbi bazën e miqësisë proverbiale të tij me presidentin francez Sharl de Gol (takimi i parë historik mes tyre në vitin 1958) dhe orientimi i fuqishëm perëndimor, duke u mbështetur në Fuqitë Ngadhënjyese të Luftes, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, e përmirësojnë gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, duke iu rikthyer entuziazmin dhe ndjenjën e perspektivës gjermanëve. Me gjithë vendosjen e Perdes së Hekurt me Lindjen dhe Luftën e Ftohtë, ai, me diplomacinë e tij realiste arrin suksese edhe me Bashkimin Sovjetik, çka edhe sot në Gjermani njerëzit i janë mirënjohës. Gjatë vizitës së tij në Moskë në vitin 1955 si kancelar dhe ministër i Jashtëm, Adenauer arrin t´i lirojë dhe t’i kthejë në shtëpi edhe robërit e fundit gjermanë nga Lufta e Dytë Botërore. Angazhimi i tij 14-vjeçar si kancelar u quajt me të drejtë “Epoka Adenauer” dhe ka hyrë në historinë e Gjermanisë së pasluftës si nder fazat më të suksesshme të zhvillimit të saj. Sukseset e tij më të mëdha në politikën e jashtme janë pa dyshim arritja e sovranitetit të plotë shtetëror të Gjermanisë dhe meritat e tij në bashkimin e Europës. Ndërsa në politikën e brendshme, një arritje e shkëlqyeshme ishte integrimi i të dëbuarve dhe refugjatëve gjermanë në shoqërinë gjermane të pasluftës. Adenauer zhvilloi një model të ri të sistemit të ekonomisë së tregut të lirë, të ndërthurur me normat sociale, në të cilat promovohet konkurrenca e lirë dhe përgjegjësia sociale. Mrekullia Ekonomike Gjermane e viteve ‘50-‘70 të shekullit të kaluar nuk do të kishte qenë e sigurtë, pa sigurimin e një paqeje të brendshme sociale. Kjo u vulos nga Adenauer në vitin 1957, me arritjen e një suksesi, i cili deri sot është unik. Gjatë zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, partia e tij Bashkimi Kristian-Demokrat, me Adenauerin si kandidat kryesor, arrin shumicën absolute (50.2 për qind) të votave. Kur u nda nga jeta më 19 prill 1967, në moshën 91-vjeçare, ai u nderua në mbarë botën si burrë i madh shteti, të cilit gjermanët në Republikën Federale Gjermane i detyrohen për lirinë, mirëqenien dhe sigurinë e tyre sociale. Trupi i Konrad Adenauer-it pushon sot në varrezat e Rhöndorf-it. Shtëpia ku ai banoi, është kthyer në muze dhe qendër kërkimore nga Fondacioni që mban emrin e tij.

2. Fondacioni “Konrad Adenauer”

Fondacioni “Konrad Adenauer” Stiftung është një fondacion politik, i cili i qëndron pranë partisë së Bashkimit Kristian-Demokrat të Gjermanisë. Ai mban me krenari emrin e Konrad Adenauerit, bashkëthemeluesit të Bashkimit Kristian-Demokrat dhe projektuesit të Gjermanisë moderne, bashkuesit të traditave kristiane, sociale dhe konservative me ato liberale. Emri i tij është simbol per rindërtimin demokratik të Gjermanisë, për pozicionimin e politikave të saj të jashtme në një bashkësi vlerash transatlantike, për vizionin e një Europe të bashkuar dhe për orientimin ndaj ekonomisë sociale të tregut. Trashëgimia e tij shpirtërore është për Fondacionin detyrë dhe zotim njëkohësisht. Gjatë një vizite në Shqipëri, në vitin 2019 me rastin e 10-vjetorit të themelimit të fondacionit, ish- kryetari i Bundestagut gjerman dhe presidenti i Fondacionit “Konrad Adenhauer” Prof. Dr. Norbert Lammert është shprehur: “Detyra e Fondacionit “Konrad Adenhauer” është të krijojë kushtet për ekzistencën e demokracisë, të garantojë strukturat demokratike dhe të forcojë demokratët! Demokracia e qëndrueshme në Gjermani u arrit vetëm pas gatishmërisë për t’u përballur në mënyrë të pamëshirshme me të shkuarën historike… Përfshirja aktive e të rinjve në politikë është jetike për partitë politike, për reformimin dhe demokracinë e brendshme të tyre”. Në sajë të bashkëpunimit ndërkombëtar, Fondacioni angazhohet që njerëzit të mund të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. Duke u orientuar nga vlerat, ai kontribuon që Gjermania të jetë e denjë për përgjegjësitë që ajo ka në botë, përgjegjësi këto gjithmonë në rritje. Fondacioni synon që të ndihmojë forcat politike të së djathtës, sidomos rininë e angazhuar në këto forca politike, që t’i japë formë së ardhmes, zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit. Me ndihmën e 70 zyrave dhe qindra projekteve në më shumë se 120 vende, Fondacioni jep kontributin tonë të patjetërsueshëm për nxitjen e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë sociale të tregut. Ai mbështet në mënyrë të vazhdueshme dialogun politik dhe komunikimin mes kulturave dhe shtresave të ndryshme të popullsisë, me qëllim që të sigurohet paqja sociale dhe të garantohet liria e të shprehurit dhe e të jetuarit me dinjitet e prosperitet ekonomik. Në qendër të gjithçkaje, për Fondacionin “Konrad Adenauer” qëndron njeriu me dinjitetin e tij të pacenueshëm, me të drejtat dhe përgjegjësitë e tij. Ai përbën pikën lidhëse për drejtësi sociale, për demokraci liberale dhe për një aktivitet ekonomik të qëndrueshëm. Duke sjellë bashkë njerëz, sidomos të rinjtë, të cilët pranojnë përgjegjësitë e tyre shoqërore, Fondacioni zhvillon rrjete aktive në politikë, ekonomi dhe në shoqëri. Menaxhimi politik i dijes, ideve dhe projekteve për të ardhmen, i ndihmuar nga Fondacioni, përmirëson mundësitë për ta formësuar globalizimin në mënyrë të drejtë nga ana sociale, për ta bërë atë të qëndrueshëm nga ana ekologjike dhe efektiv nga ana ekonomike. Fondacioni punon në partneritet me institucionet shtetërore, me partitë, me organizatat e shoqërisë civile si dhe me elita të përzgjedhura. Së bashku me partnerët e tij, të cilët janë partitë popullore të spektrit politik të djathtë, Fondacioni “Konrad Adenauer” kontribuon në zhvillimin e një sistemi ndërkombëtar vlerash dhe projektesh, i cili i mundëson çdo vendi progres në liri dhe në vetëpërgjegjësi.

3. Fondacioni “Konrad Adenauer” në Shqipëri

Zyra për Shqipërinë e Fondacionit “Konrad Adenauer” është inauguruar më 3 shkurt 2010. Në Shqipëri Fondacioni gjeti dhe bashkëpunoi ngushtësisht me një formacion politik të djathtë, një parti popullore të këtij spektri, të aftë ta anëtarësojë vendin në NATO dhe të mundësojë dhënien e statusit nga Bashkimi Europian, të qarkullimit të lirë pa viza të qytetarëve të Shqipërisë. Edhe në sajë të kontributit të qenësishëm të spektrit të djathtë, në Shqipëri ekziston një orientim konsensual rreth anëtarësimit të vendit në BE, një identifikim me vlerat dhe standardet europiane, si dhe një dëshirë e gatishmëri e madhe për reforma në të gjithë sektorët, siç janë: ekonomia, politika, sektori social dhe ai i sistemit juridik, si dhe i administratës shtetërore shërbestare ndaj qytetarit. Një element kyç i bashkëpunimit të Fondacionit “Konrad Adenauer“ në Shqipëri është bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe strukturat e saj, nën koordinimin e kryetarit të partisë, z. Lulzim Basha. Fondacioni në vijimësi ka kontribuar në procesin e modernizimit të Partisë Demokratike, duke sjellë ekspertë të njohur të Bashkimit Kristian-Demokrat për të ndihmuar në hartimin e një programi ekonomik sa më koherent, për një qeverisje të së nesërmes së afërt që parashikon taksa të ulëta, investime që sjellin zhvillim, hapjen e vendeve të reja të punës dhe një program qeverisës që siguron kujdes të plotë social. Fondacioni ndihmoi katër vjet më parë iniciativën ligjvënëse të Partisë Demokratike për hartimin e një projektligji për ndalimin e simboleve të komunizmit, si dhe ka mbështetur e po asiston në vijimësi Partinë Demokratike në procesin e përfshirjes sa më të gjerë të të rinjve në nismat dhe programacionin politik, në aplikimin e standardeve më të larta demokratike, që nga përzgjedhja e kandidatëve në garën e zgjedhjeve të përgjithshme, në një proces të hapur ku merren propozime jo vetëm nga anëtarësia e PD, por edhe nga qytetarët e sidomos të rinjtë, e deri tek kontrolli i pastërtisë së figurës, ku përmes një procesi transparent u përzgjodhën më të mirët, më të kualifikuarit dhe njerëzit që gëzojnë integritetin më të lartë në zonat ku kanë kandiduar. Trajnimi i sotëm me të rinjtë i ACGG (Albanian Center foor Good Governance) dhe Fondacionit Konrad Adenauer, vjen si vijues logjik i qindra aktiviteteve dhe trajnimeve të mëparshme të ndërmarra nga ky institucion në këta 11 vite të kontributit të tij substancial në Shqipëri, përcjell mesazhin e fortë dhe të qenësishëm se keqqeverisja dhe kriza ekonomike, të cilat kanë shkaktuar drama të mëdha njerëzore dhe sociale në Shqipëri, mund të largohen nga vendi një herë e përgjithmonë, vetëm nëpërmjet një programi qeverisës vizionar, të përqëndruar tek familja dhe individi, të përgjegjshëm dhe kampion të kujdesit social, të bazuar në pjesëmarrjen e gjerë dhe efektive të të rinjve në zgjedhje dhe në vendimmarrjen politike të së ardhmes së afërt. Si një dimension tjetër i rëndësishëm i bashkëpunimit, jam i bindur se aktiviteti i ardhshëm i Zyrës në Shqipëri të Fondacionit “Konrad Adenauer” do të përqendrohet edhe në mbështetjen e Parlamentit të ardhshëm shqiptar, që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që Kuvendi i ri të bëhet më efiçent në punën e tij, si dhe të profesionalizohet puna e deputetëve dhe e administratës së Kuvendit. E përshëndes këtë aktivitet dhe qëllimin e tij për kualifikimin e mëtejshëm të të rinjve në përcjelljen e shpejtë, të saktë dhe të kuptueshme të mesazheve politike dhe programit elektoral të PD!

www.bujarleskaj.com